Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raif Hyseni me album të ri, një ndërthurje e muzikës shqiptare me të popujve të tjerë

schedule08:31 - 22 Janar, 2021

schedule 08:31 - 22 Janar, 2021

Këngëtari dhe instrumentisti shqiptar, Raif Hyseni ka publikuar një album të ri. Albumi “Raif Hyseni 24” i artistit që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmban 15 pjesë instrumentale të prodhura me 24 instrumente të ndryshme.

Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Hyseni komentoi dhe një ndër krijimet e tij më të veçanta “Shqiptari në Japoni”, ndërsa tregoi dhe historinë që qëndron pas tij.

Kur kemi shkuar për herë të parë në Japoni në vitin 2000, u çuditëm me mikëpritjen e tyre për një javë që qëndruam dhe bëmë shumë miq. Premtova që një ditë do të kompozoj një instrumentale në shenjë respekti për popullin, kulturën dhe mikëpritjen që na bënë neve.“, u shpreh Hyseni.

Ndër të tjera, ai foli dhe për “Qyqeku i Manhattanit”, për të cilën tha: “Nëse e dëgjon Qyqekun është si katror, siç është dhe Manhattan, i ulët, i mesëm, i lartë dhe parku qëndror dhe në fund është një dalje se çfarë të pëlqen më shumë. E lashë Manhattan për Neë Jersey për shkak të trafikut të madh. Është një shkallë me të cilën loz dhe zhvilloj teknikisht për fizarmonikën.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!