Rafael Leao: Milan është një familje për mua

schedule20:35 - 16 Prill, 2024

schedule 20:35 - 16 Prill, 2024

Rafael Leao ka shprehur sërish dashurinë që ka për Milanin, klub me të cilin portugezi lidhi pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, sulmues u shpreh se për të Milan është një familje e dytë, ndërsa thekson se aty u bë burrë.
“Milan-i është një familje e dytë për mua, këtu pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe të bëhem burrë.

Në këtë mjedis kam mundur të zhvilloj edhe shumë nga pasionet e mia, jashtë fushës, nga muzika te moda. Të gjithë djemtë dhe vajzat që më ndjekin, dua t’ju kujtoj që duhet të luftojnë gjithmonë për ëndrrat e tyre”, u shpreh Leao./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!