Radioterapia tek “Hygeia” me fjalën e fundit të teknologjisë

schedule15:57 - 30 Gusht, 2022

schedule 15:57 - 30 Gusht, 2022

“Hygeia” në Tiranë është spitali i vetëm në vend që ofron teknologjinë më të fundit të trajtimit me radioterapi përmes sistemit True Beam.

Kjo pajisje sipas shefit të shërbimit të radioterapisë Ledio Bregu bën të mundur trajtimin e të gjitha llojeve të tumoreve, në çdo pjesë të trupit, me precision të lartë në një kohë shumë të shkurtër.

Krahasuar me teknikat e aplikuara deri më tani sistemi Tru Bim ka një sërë avantazhesh për pacientët.

Falë teknologjisë së përparuar, akseleratorit True Beam, mjekët mund të aplikojnë një plan të personalizuar trajtimi, sipas specifikave të secilit pacient dhe për zonat më të vështira në të cilat mund të ndodhet tumori si kokë-qafë, mushkëri, gjoks, prostatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!