Radiologia në “ABC News”: Çfarë duhet të dimë për rezonancën magnetike të gjirit?

schedule08:58 - 18 Qershor, 2020

schedule 08:58 - 18 Qershor, 2020

Albana Shahini doktoreshë në spitalin Amerikan 1, në “ABC e mëngjesit” e ka folur për rezonancën magnetike të gjirit. Shahini theksoi se duke bërë rezonancën merret një informacion më i detajuar për morfologjinë e tumorit, pra sipas saj është më superiore, qoftë ndaj mamografisë apo ekografisë.

“Rezonanca e gjirit është një nga ekzaminimet radiologjike të rëndësishme, i avancuar dhe kryhet në mënyrë shumë komode nga pacienti. Ka shumë raste që formacione të vogla tumorale, (të kancerit të gjirit) mund të mos dallohen në ekzaminime ekografike dhe në mamografi që janë ekzaminimet bazë që ne kryejmë për diagnostikimin e gjirit.

Pra, pacientë që kanë pasur në familje, familjarë të gjeneratës së parë me kancer gjiri, kanë mundësi që nga ana gjenetike të bëjnë gjatë jetës së tyre këtë sëmundje, këta lloj pacientësh mund të përfitojnë nga kryerja e rezonancës magnetike, për të kapur tumoret në stade sa më të hershme.

Do të theksoja njerëz që kanë pasur në familje, apo njerëz që janë të konfirmuar që janë bartës të geneve BRC A1; BRC A2 pozitiv.

Roli i rezonancës magnetike: Sot rezonanca përdoret për të përcaktuar planin operator. Pra, nëse jemi para një rasti ku kemi diagnostikuar një tumor të gjirit në eko apo mamografi, sie dhe kemi kryer biopsionë dhe kemi konfirmuar që kemi tumor të gjirit, atëherë rezonanca na jep informacion më të detajuar për planin operator që do të përdorë kirurgu, për të ruajtur gjirin, apo për të kryer një kirurgji më të madhe, (heqjen totale të gjirit).

Tendenca e kirurgjisë sot është që të ruhet gjiri, pasi edhe pjesa psiko-emocionale është mjaft e rëndësishme. Duke bërë rezonancën ne marrim informacion më të detajuar për morfologjinë e tumorit, pra është më superiore, qoftë ndaj mamografisë apo ekografisë”, shpjegoi doktoresha.

Mjekja gjithashtu theksoi se rezonanca nuk përdor rrezatim, por valë magnetike, që nuk janë të rrezikshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!