Radio Televizioni i Suedisë ua ndalon zyrtarisht punonjësve përdorimin e TikTok

schedule18:40 - 17 Gusht, 2020

schedule 18:40 - 17 Gusht, 2020

Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie.

“Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme”, shkroi SVT në faqen e saj të internetit.

Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike.

TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë.

Kujtojmë që në SHBA, presidenti, Donald Trump, ka deklaruar se TikTok mund të shfrytëzohet nga Kina për të gjetur vendndodhjet e punonjësve federalë, pastaj të ndërtojë dosje për shantazhe ndaj njerëzve dhe të kryejë spiunazh të korporatave. Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!