Radhë për blerje buke në furra, qytetarët të ndërgjegjësuar ruajnë distancën

schedule15:53 / 17/03/2020

Qytetarët janë dyndur nëpër furrat e bukës në orët e para të mëngjesit  për të bërë blerje.

Pavarësisht radhëve qytetarët ruajnë distancën nga njëri – tjetri  duke zbatuar rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore e madje janë të apisur edhe me masa mbrojtëse.

Pas apelit të bërë për blerjen e bukës të paprerë  në furra konstatohet se nuk shitet bukë e prerë.Madje edhe vetë qytetarët  shprehen se bukën e kanë blerë të paprerë për të shmangur mundësitë e infektimit me Koronavirusi apo të infeksioneve të tjera.

Shoqata e prodhuesve të bukës në vend duke marë shkas nga situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 thekson se është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .

Ekspertët sqarojnë se nëse një bukë pritet  kjo shkakton prishje të  guackës mbrojtëse që është pjekur me temperaturë 230-240 °,duke krijuar  pasoja  shumë të mëdha për intoksikimin./abcnews.al

schedule15:53 / 17/03/2020