Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj, me sirenat e luftës që kanë nisur që prej orës 6:30 të mëngjesit.
Ukrainasit janë dyndur në karburante dhe banka për të përballuar sa më lehtë të jetë e mundur ditët e luftës, pasi ushtria ruse hyri në vendin e tyre që prej 24 shkurtit. Abcnews.al ka siguruar pamje ku duken radhët e gjata të qytetarëve ukrainas në karburante dhe banka.
Abcnews.al ka siguruar videon ku duken radhët në karburante dhe banka, me qytetarët që presin mes frikës dhe panikut të luftës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij./abcnews.al/