Radha e autoambulancave tek Infektivi, Mira Rakacolli jep llogari para gazetarëve

schedule16:08 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:08 - 9 Nëntor, 2020

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli i është përgjigjur gazetarëve lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi ku përgjatë ditëve të fundit është parë një fluks autoambulancash përpara spitalit Infektiv. Ajo tha se kjo ka ndodhur për shkak të hapjes së spitalit Covid-3.

“Në momentet kur shtohen rastet do kemi shtim të pacientëve që kanë nevojë për ndihmë spitalore. Në spitalin Infektiv është edhe Covid-3. Ndejtja nuk është për shkak të mungesë së kapaciteteve por sepse ata kontrollohen dhe bëhet një lloj vlerësim i situatës së tyre.

Pra nuk është ajo ideja që janë në ambulancë. Është një ambulancë, por janë me monitor dhe oksigjen. Ata që kanë pasur tregues për t’u shtruar janë sistemuar. Nuk ka pasur në asnjë moment mbushje të vendeve”, tha Rakacolli./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!