Radev: Nuk kemi kohë të mjaftueshme për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë

schedule16:28 - 20 Qershor, 2022

schedule 16:28 - 20 Qershor, 2022

Presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur i lumtur me nivelin e negociatave, që janë arritur Maqedoninë e Veriut.

Nga Letonia ai ka thënë për mediat bullgare se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në.

“Me të vërtetë po bëjmë përparim, tashmë është pranuar të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në.Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, këto janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Evropës. Barazia e bullgarëve maqedonas është priotitet”, thotë Radev.

Ai shtoi se Qeveria dhe Kuvendi duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh me Shkupin e mbron mjaftueshëm interesin bullgar për të ndërtuar tani e tutje marrëdhëniet negociuese mbi bazën e tij.

“Ky është çelësi për një zgjidhje të drejtë të problemit”, thotë Radev.

Sipas tij, “qasja e deritanishme ndaj kësaj çështjeje çon në bllokim dhe pamundësi për të marrë vendim për Maqedoninë”. Sipas Radevit, “vendimin për ta miratuar duhet ta marrë Qeveria dhe Kuvendi”.

“Një gjë është e qartë, për momentin nuk ka kohë për heqjen e vetos, nuk ka asnjë shans që të ndodhë tani. Sepse ky protokoll duhet të miratohet edhe nga Kuvendi bullgar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë. Nëse nuk ka mekanizma të qarta me kritere të matshme, atëherë kjo nuk është zgjidhje”, përfundoi Radev.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!