Racizmi si “re e zezë”, tani zhvendoset dhe në Portugali

schedule21:31 - 20 Shtator, 2019

schedule 21:31 - 20 Shtator, 2019

Racizmi në botën e futbollit është një nga problematikat më të mëdha. Lojtarë si Lukaku, Rashford, Abraham, Zouma, Balotelli e shumë të tjerë kanë qenë viktima të racizmit gjatë viteve të fundit, si brenda në stadium, ashtu dhe në rrjetet sociale. Ky fenomen shumë negativ nuk po luftohet nga organet kopetente dhe UEFA e FIFA vazhdojnë të bëjnë një vesh të shurdhër.

Pas incidenteve në Itali dhe Angli këto javët e fundit, racizmi ka “pushtuar” edhe Portugalinë. Sfida mes Porto dhe Young Boys në Europa League nuk ka kaluar pa incidente raciste. Tifozeria portugeze ka ofenduar vazhdimisht lojtarin e Young Boys, Pierre Nsame, dhe UEFA ka vepruar.

Organi qeverisës i futbollit europian pranoi publikisht se ka grumbulluar të gjitha provat, pamje filmike dhe dëshmitarë okularë, në lidhje me këtë rast dhe tifozeria e Portos rrezikon një dënim shumë të madh. Vendimi përfundimtar do të bëhet publik ditën e mërkurë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!