E ka provuar edhe më parë diçka të tillë. Antonio Rydiger, ashtu si një Vinisius apo lojtarë të tjerë zezakë, është ofenduar shpesh nga tribunat, ku disa tifozë nuk e kanë përmbajtur veten pas sulmuar me fjalor racist.
Gjithsesi, ka ardhur koha që një sjellje e tillë të ketë pasoja, aq më tepër kur ai që akuzohet është një futbollist.
Ndodhi pranë fundit të ndeshjes Real Madrid-Paçuka, në Kupën e Botës për Klubet, kur arbitri Ramon Abati ndërpreu lojën pranë fundit të saj.
Sinjalizimi ishte që futbollisti I Paçukës, Kabral, ofendoi në mënyrë raciste pikërisht mbrojtësin gjerman, I cili u acarua shumë.
Ka disa video në rrjetet sociale apo në ueb, edhe pse ndonjëra jo edhe aq cilësore, që tregojnë përplasjen e dy lojtarëve.
Vetë Kabral mohon të jetë sjellë në mënyrë raciste ndaj Rydigerit, edhe pse pranon se e ka sharë.
Trajneri I Realit, Shabi Alonso, deklaroi në konferencën e shtypit pas ndeshjes se futbollisti I tij I tha se ishte ofenduar me fjalor racist, dhe se ai e beson versionin e gjermanit.
FIFA ka hapur një hetim, dhe Kabral nëse shpallet fajtor do të pezullohet disa ndeshje dhe do të gjobitet.
Ndërkaq, ofendimet raciste ndaj Rydigerit ishin pjesë e përcjelljes së tij nga fusha nga ana e tifozëve të Paçukës./abcnews.al

