Racizmi ndaj Pierre Webo, reagon presidenti Erdogan

schedule23:47 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 23:47 - 8 Dhjetor, 2020

Në ndeshjen mes PSG dhe Basaksehir ndodhi një episod i padëgjuar dhe paparë ndonjëherë. Arbitri i katërt i ndeshjes, Sebastian Coltesku tha një shprehje raciste ndaj Pierre Webo, ndihmës trajnerit të Basaksehir.

Gjatë një proteste ndaj gjyqtarit arbitri u shpreh: “Largoje atë të ziun”. Pas kësaj të gjithë lojtarët lanë fushën dhe protestuan ndaj arbitrit, ndërkohë që askush nuk pranoi të rihynte në fushë.

Ndeshja tashmë është shtyrë për nesër, ndërkohë që në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka postuar në Twitter dhe dënon ashpër gjestin e arbitrit.

“Dënoj me forcë shprehjet raciste të bërë ndaj Pierre Webo, pjesëtarit të stafit teknik të Basaksehir dhe besoj se hapat e nevojshëm do të ndërmerren nga UEFA. Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Erdogan. /abcnews.al