Racizmi ndaj Juan Jesus, reagon edhe kryeministri italian

schedule10:37 - 27 Shtator, 2019

schedule 10:37 - 27 Shtator, 2019

Juan Jesus bëri publik mesazhin ofendues ndaj tij prej një tifozi, ndërkohë që klubi i Romës ka vendosur ta denoncojë dhe të vendosë përjashtimin e përjetë nga stadiumi i tyre. Në të njëjtën linjë me klubin romak është edhe kryeministri i Italisë, Giussepe Conte.

Në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar: “Kushdo që sulmoi Juan Jesus nuk ka asnjë pasion për sportin, ndaj le të mbetet gjithë jetën jashtë stadiumeve”. Racizmi në Itali po luftohet pak dhe janë të shumtë lojtarët që po bien pre e sulmeve, kryesisht në stadiumi.

MESAZHI QË MORI JUAN JESUS – Mbrojtësi brazilian ka zbuluar atë që i ka ndodhur në rrjetet sociale. “E ke vendin në kopsht zoologjik, të marrtë dreqi. Gorillë e zezë e mallkuar”, është mesazhi që futbollisti i Romës ka marrë dhe që ka zgjuar reagimin e klubit dhe të kryeministrit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!