Racizmi, Mourinho: Trishtim, arbitri të hapë zemrën dhe të kërkojë falje

schedule19:52 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 19:52 - 9 Dhjetor, 2020

Racizmi në ndeshjen PSG-Basaksehir të mbrëmjes së kaluar dhe vendimi i dy ekipeve për të lënë fushën, vazhdon të diskutohet dhe të prodhojë debat.

Jose Mourinho ka shprehur mendimin e tij në lidhje me ngjarjen e Champions League, teksa ka një mesazh për arbitrin e katërt të sfidës, rumunin Sebastian Coltecsu.

Ishte një situatë shumë e trishtë, duhet luftuar çdo formë racizmi, është e papranueshme ajo që ndodhi. Ndjej trishtim, pasi nuk i duam në futboll këto ngjarje.

  1. LEXO EDHE: VIDEO/ Si nisi dhe çfarë u tha, qartësohet ngjarja në PSG-Basaksehir

E njoh personalisht Ovidiu Hategan, është një person i mirë dhe një arbitër i mirë. Ai u përfshi indirekt në një situatë dhe u bë simboli i saj, një gjë aspak e mirë.

Sa i përket arbitrit të katërt, ai kreu një gabim të pafalshëm. Nuk i mbetet veçse të hapë zemrën, të kërkojë falje dhe të pranojë pasojat“, deklaron Mourinho. /abcnews.al