Racizmi i pretenduar ndaj mbrojtësit të Valencias, merret vendimi final

schedule13:56 - 9 Prill, 2021

schedule 13:56 - 9 Prill, 2021

Më 4 prill u luajt ndeshja Cadiz-Valencia, që u shoqërua me racizëm dhe shumë probleme. Ishte pjesa e parë kur Mouctar Diakhaby, mbrojtësi i ekipi mik, pretendoi se u pësoi ofendime me baza raciste nga Cala, mbrojtësi i Cadiz.

Lojtarët e Valencias u solidarizuan me shokun e tyre të skuadrës dhe braktisën ndeshjen për disa minuta. Një hetim u hap në lidhje me ngjarjen e shëmtuar, por çështja është mbyllur përfundimisht dhe Cala ia ka hedhur paq.

Një kompani e specializuar në leximin e buzëve e kontraktuar nga La Liga, ka arritur në përfundimin se lojtari spanjoll i Cadiz nuk ka shqiptuar asnjë ofendim racist kundrejt Diakhaby. Çështja në Spanjë konsiderohet e mbyllur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!