Racizmi dhe braktisja e ndeshjes, si Valencia u detyrua të rikthehej në fushë

schedule22:40 - 4 Prill, 2021

schedule 22:40 - 4 Prill, 2021

Racizmi është kthyer në një fenomen shqetësues në futboll. Edhe pse tifozët mungojnë në stadiume, rastet e ofendimeve me baza raciste nuk mungojnë. Sot ndodhi në La Liga, në duelin Cadiz-Valencia, që përfundoi 2-1 për skuadrën vendase.

Kishte kaluar gjysmë ore lojë kur Juan Cala, qendërmbrojtësi i skuadrës vendase, ofendoi Mouctar Diakhaby, mbrojtësin francez të ekipit kundërshtar. Lojtarët e Valencias vendosën të braktisin ndeshjen si shenjë solidarizimi ndaj shokut të tyre.

Protesta e lojtarëve të skuadrës mike zgjati rreth 20 minuta. Valencia u rikthyer në fushë, dy protagonistët u zëvendësuan dhe Cadiz shënoi golin e dytë në minutat e fundit duke marrë tre pikët.

Po pse Valencia vendosi të rikthehet në fushë? Gazetari i ESPN, Sid Lowe thekson se Jose Gaya, mbrojtësi i majtë i Valencias thekson se janë kërcënuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!