E fundit që ka reaguar në lidhje me çështjen e racizmit është Ludmila da Silva. Sulmuesja e Atletico Madrid ka bërë një postim në rrjetet sociale, aty ku tregon mosbesimin e madhe që ekziston në Spanjë në lidhje me njerëzit me ngjyrë.

“Anëtarët e sigurisë m’i ngulin sytë dhe mendojnë se kam vjedhur ndonjë gjë sa herë që prek çantën time. Është e frikshme, pasi nuk mund të prek çantën time. Menjëherë mendojnë se po vjedh diçka. Kjo është një sjellje skandaloze dhe ndodh gjithmonë sa herë shkoj në supermarket”, komenton 24-vjeçarja braziliane.
Da Silva është gjithashtu pjesë e kombëtares latine, aty ku ka shënuar 1 gol në 13 ndeshje të zhvilluara që prej vitit 2017. /abcnews.al

