Humbja në shtëpi kundër Independientes i kushtoi Fernando Gagos stolin e tij.
Racing Club ka vendosur të shkarkojë ish-mesfushorin e Real Madrid.
“Racing Club falenderon Fernando Gago për kohën e kaluar si trajner i ekipit profesionist, përkushtimin dhe kapacitetin e punës gjatë dy viteve të drejtimit të tij me rezultate profesionale dhe për konsolidimin e një projekti global për promovimin e lojtarëve të rinj. Njëkohësisht i urojmë sukseset më të mëdha në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruante klubi.
Sipas mediave argjentinase, Hernan Crespo mund të jetë pasusesi për stolin./h.ll/abcnews.al
Racing Club le agradece a Fernando Gago por su paso como entrenador del plantel profesional, su dedicación, compromiso, capacidad de trabajo durante los dos años de su gestión con logros deportivos y la consolidación de un proyecto integral con promoción de futbolistas de… pic.twitter.com/LoR8QYlJiW
— Racing Club (@RacingClub) October 1, 2023