Ra nga shkallët e betonierës dhe ndërroi jetë, Policia vë në pranga administratorin e firmës në Cërrik

schedule14:19 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:19 - 9 Gusht, 2020

Administratori i firmës së ndërtimit ku humbi jetën një 55-vjeçar ditën e djeshme u arrestua nga policia.

Autoritetet vunë në pranga shtetasin me iniciale A.S., 53 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

55-vjeçari me iniciale A.Q. ndërroi jetë pasi u rrëzua aksidentalisht në shkallët e betonieres.

Ai dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.