Ra nga lartësia e banesës/ Ndërron jetë kryetari i Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj

schedule10:16 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 10:16 - 3 Dhjetor, 2024

Arben Tafaj është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Sipas një njoftimi të policisë së kryeqytetit, dyshohet se Tafaj,  aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në spital.

Kush ishte Arben Tafaj

Arben Tafaj, me profesion ekonomist, rrugëtimin për të garuar për postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë rivalët e tij të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe të pavarurit.

Tafaj, është zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij. Kryetari i njësisë bashkiake numër 8 “aventurën” politike e ka nisur në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 4,570 vota, apo 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9,634 vota ose 59.21 %.

Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!