Një 59-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë. Rystem Qyra, është gjetur i pajetë pranë banesës së tij.
Nga të dhënat e para, dyshohet se Qyra ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë , shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonin banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/