Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ra ky mort e u pamë/ Lamtumira e Fatos Nanos “bën bashkë” Ramën dhe Kurtin

schedule17:09 - 2 Nëntor, 2025

schedule 17:09 - 2 Nëntor, 2025

Ra ky mort e u pamë. Politika brenda dhe jashtë kufijtë, la pas mosmarrëveshjet dhe u bë bashkë këtë të diel për ti bërë nderimet e fundit Fatos Nano, liderit që me vizionin e tij, i tregoi edhe kundërshtarëve se hakmarrja nuk është virtyt i tij.

Pasi u bë shkak për qëndrimin e tij në burg për katër vite, Sali Berisha, së paku në vdekje, u tregua i sinqertë, e respektoi dhe nuk erdhi në homazhe. Por në emër të PD, dërgoi Flamur Nokën. Të cilëve iu bashkuan edhe të tjerë aleatë, përfshirë Mediun, Dukën apo Blushin e PL.

Jo vetëm brenda por Fatos Nanon e nderuan edhe politikanët nga trevat shqiptare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Bujar Osmani lanë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për të qënë në Tiranë në përcjelljen e ish kryeministrit Rama.

Edi Rama dhe Albin Kurti shtrënguan duart me njëri-tjetrin pas përplasjes në distancë së fundmi, ndërsa u panë duke biseduar përgjatë parakalimit të kortezhit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Nuk dihet se për çfarë po bisedonin dy liderët, por diçka është e sigurt, që Fatos Nano, i bëri edhe një nder të fundit politikës, bëri bashkë dy kryeministra shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!