Policia e Vlorës ka krye një super operacion gjatë ditës së djeshme duke arrestuar një person, i cili akuzohet për vjedhjen e një gici.
Lajmi u dha zyrtarisht përmes komunikatës së policisë, ndërkohë që ndër të tjera policia njofton gjithashtu se gjatë kontrollit në shtëpi këtij personi iu gjetën edhe 5 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Po ashtu, policia njofton se ka arrestuar edhe një tjetër të ri, i cili akuzohet se kishte shpuar gomat e një makine në qytet.
Të dy këto operacione të bujshme kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë, ndërkohë që qyteti do të terrorizohej me breshëri të gjata automatiku ndaj një biznesi privat. /abcnews.al