Një tjetër ngjarje është regjistruar sonte në Vlorë pas atentatit me eksploziv. Në mbrëmje një person ka thyer masën e arrestit të shtëpisë.
Por në momentin që e ka pikasur policia është larguar me shpejtësi duke i dhënë gaz makinës pavarësisht shenjës për të ndaluar në një nga postblloqet e shumta të ngritura për shkak të atentatit pasdite.
Gazetari i ABC, Elton Nikaj raporton se policia dhe FNSH i janë vendosur pas shënjestrës që theu masën e sigurimit por deri tani nuk e ka arrestuar.
/Abcnews.al