Qyteti i kontrolluar nga ukrainas në rajonin e Donetskut goditet nga sulmet ruse

schedule17:49 - 21 Mars, 2022

schedule 17:49 - 21 Mars, 2022

Kreu i administratës rajonale ushtarake të qeverisë ukrainase në Donetsk  këtë të hënë ka deklaruar se qyteti Avdiiv ka dhe zonat përreth tij ishin goditur nga zjarri i avionëve dhe artilerisë ruse.

Mediat e huaja raportojnë se, Pavlo Kyrylenko në deklaratën e tij ka thënë se tha se të paktën një civil u vra dhe të paktën dy u plagosën në sulmet e fundit dhe se dëme nga bombardimet dhe zjarret ishin regjistruar në 15 adresa lokale.

Kyrylenko publikoi gjithashtu foto të atyre që ai tha se ishin rezultatet e bombardimeve ruse, duke përfshirë dëmtimin e monumenteve të Luftës së Dytë Botërore dhe varreve kolektive për ushtarët e Ushtrisë së Kuqe që luftuan Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore pranë qytetit të Toretsk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!