Qiproja Veriore thotë se do të rihapë Varosha-n, që mbeti një qytet fantazmë pas ndërhyrjes së ushtrisë turke dekada më parë. Për vite me rradhë, vendi që ishte dikur shumë popullor, mbeti një vend i shkretë që pas ndarjes së ishullit në vitin 1974.
Hyrja në këtë zonë, e cila dikur ishte një aktraksion turistik për mbarë botën, mbeti e ndaluar për të gjithë. Por, tashmë kryeministri i vetëdeklaruar i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar ka menduar rihapjen e qytetit që dikur ishte shtëpia e më shumë se 25 mijë banorëve.
“Ne jemi afër pikës së nisjes së procesit të rihapjes. Çdo gjë është gati për mendimin tim. Gjërat kanë ndryshuar dhe një faqe e re është hapur.”, tha Tatar. Ishulli i Qipros u nda në vitin 1974 kur një grusht shteti i mbështetur nga qeveria greke çoi në ndarjen e vendit midis veriut turko-qipriot dhe jugut greko-qipriotë. /abcnews.al/