Qyteti e “Pallati” 2400 vjeçar në Konispol/ Qyteti shërbeu si mburojë për qytetërimin e Butrintit rreth 16 km larg

schedule08:50 - 3 Korrik, 2025

schedule 08:50 - 3 Korrik, 2025

Në rrënojat mbi një kodër të fshatit Çiflik të Konispolit shtrihej qyteti antik i Çukës së Ajtoit i ndërtuar 2400 vite më parë. Qyteti nuk jetoi gjatë dhe shërbeu si mburojë për qytetërimin e Butrintit.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, profesori i arkeologjisë, Julian Bogdani deklaroi se muret janë ndërtuar nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit.

Bodani deklaroi se nga gërmimet janë gjetur disa banesa.

“Muret e qytetit janë ndërtuar nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit. Këto mure janë me blloqe të dimensioneve të mëdha, tregojnë teknikën e punimeve të popullatës së asaj kohe. Është interpretuar si një pikë e fortifikuar. Kemi të bëjmë me diçka më komplekse. Ekzistojnë një numër i madh banesash brenda kësaj pike. Ndoshta është pikë referimi i një zone pak më të madhe. Ne kemi gjurmë në Butrint në periudhën alkaike. Nuk na ka dhënë shenja shumë të rëndësishme. Ka një periudhë paralele, por ka karaktere të ndryshme. Ne kemi njohuri edhe nga bibliografia. Disa nga këto banesa janë gërmuar dhe kemi disa njohuri.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!