Qytetet në të gjithë botën presin Vitin e Ri 2019

schedule15:48 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 15:48 - 31 Dhjetor, 2018

Zelanda e Re është vendi i parë që ka përjetuar ndërrimin e viteve, me një festival fishekzjarresh. Pak më vonë radha i takoi Australisë, që me një spektakël fishekzjarresh në Sidnej dhe Okland shënoi hyrjen e 2019-s. Në Japoni, fishekzjarret u lëshuan përpara malit Fuzhi, ndërsa në Tokio qindra mijëra të rinj ndoqën numërimin mbrapsht në lagjen moderne Shibuja. Në të njëjtën mënyrë ndërrimi i viteve u prit në Seul të Koresë së Jugut, ku në qendër të qytetit nisi edhe një koncert.

Në mesditën e 31 dhjetorit Aukland në Zelandën e re u bë qyteti i parë i madh që shënoi hyrjen në vitin 2019. Dy orë më pas ishte Sidnej në Australi, e tashmë radhën e ka Tokio në Japoni.

Festival fishekzjarresh janë përgatitur në Dubai, Londër, Edingburg dhe Rio de Zhanero.

Për herë të parë mesazhi i Vitit të ri i Presidentit rus Vladimir Putin do të transmetohet në metrotë e Moskës në mesnatë në të paktën 9 mijë ekrane dhe në 1820 trena.

Në Paris jelekët e verdhë kanë paralajmëruar sërish protesta në kohën kur presidenti francez Emanuel Makron pritet të japë mesazhin e tij të Vitit të Ri.

Ndërkohë që masat e policisë janë ashpërsuar në shumë qytete,  tema e festivalit të dritave në Londër, sipas kryebashkiakut Sadik Kan do të jetë: Marrëdhënia me Europën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!