Qytetet me jetesën më të rehatshme në vitin 2018

schedule09:52 - 19 Gusht, 2018

schedule 09:52 - 19 Gusht, 2018

Melburni i Australisë këtë vit e humbi betejën për titullin e “Qytetit me jetesën më të rehatshme në botë”, pas 7 vitesh në krye të listës. Qyteti Australian këtë vit u rendit i dyti me një diferencë të vogël prej 0.7%. Tashmë në krye është ngjitur Viena e Austrisë, e cila arriti një rezultat me 99.1%.

Këto lista ndërtohen në mënyrë të përvitshme bazuar në të dhëna si: sistemi i kujdesit shëndetësor, kultura, mjedisit, arsimi dhe infrastruktura në 140 qytete të ndryshme. Bashkësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), e cila harton këto statistika, i atribuoi kryeqytetit austriak vendin në majë të listës, sidomos për shkak të mbajtjes së një stabiliteti në lidhje më sulmet terroriste që ndodhën në Europë vitet e fundit.

Osaka dhe Tokio e Japonisë, këtë vit arritën të futeshin në dhjetëshen më të mirë, duke u rendiitur respektivisht në vendin e tretë dhe të shtatë. Të dy këto qytete kapën rezultatin e tyre më të lartë se ndonjëherë më parë, falë reduktimit të niveleve kriminalistike dhe përmirësimeve në transportin publik. Hamburgu dhe Helsinki, të cilët qëndronin në vend të nëntë dhe të dhjetë vitin e kaluar, këtë herë dolën jashtë dhjetëshes. Vendi i nëntë iu atribua Kopenhagenit me 96.8%, i vetmi vend tjetër europian në listë.

Edhe pse Australia mund të ketë humbur pozicionin e saj në majë, tre nga qytetet e saj u bënë pjesë e listës me Adeliaden (96.6%) dhe Sidnein (97.4%) duke u renditur pas Melburnit në vend të pestë dhe të dhjetë. Kanadaja gjithashtu pati një rezultat të kënaqshëm me Toronton, i cili në barazim me Tokion për vendin e shtatë arriti rezultatin (97.2%) dhe Kalgari (97.5%) e Vankuveri (97.3%), duke u renditur në vendin e katërt dhe gjashtë.

Sipas studimit, qytetet që janë qendra të biznesit global, priren të jenë viktima ndaj suksesit të tyre. Madhështia që të gjithë e shijojnë kaq shumë, mund të shkaktojë rritje në nivelin kriminalistik. Në listë kemi dhe vende si: Nju Jork (57), Londër (48) dhe Paris (19), qytete me atraksion të lartë turistik, por më nivel të madh të krimit, mbipopullim dhe me probleme në transportin publik. Gjithsesi, këto qytete mbeten në pozicionim të lartë krahasuar me pjesën tjetër të listës.

San Huani i Porto Rikos, i cili u godit nga dy uragane në vitin 2017, pati rënien më të madhe më 21 vende në listë, duke u renditur i 89-i me (69.8%). I parashikueshëm është dhe rezultati i Damaskut të Sirisë, duke u renditur në fund të listës me 30.7%. Por lajme të mira duken në sfond ku në një shkallë të përgjithshme, jetesa globale është përmirësuar për të dytin vit radhazi, duke u rritur nga 74.8% në 75.7% në vitin 2018./abcnews.al

Lista me qytetet me jetesën më të rehatshme në vitin 2018:

1. Vienna, Austria;

2. Melbourne, Australia;

3. Osaka, Japan;

4. Calgary, Canada;

5. Sydney, Australia;

6. Vancouver, Canada;

7. (=) Toronto, Canada;

7. (=) Tokyo, Japan;

9. Copenhagen, Denmark;

10. Adelaide, Australia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!