Më datën 2 qershor, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua nga qelia. Ai do ta përfundojë pjesën e mbetur të dënimit në masën e arrestit të shtëpisë.
Gjyqtarja Matilda Fetau ka argumentuar se ky vendim është dhënë për shkak të probleme shendetësore të bashkëshortes së ish ministrit Tahiri dhe faktit që ai duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur.
Lidhur me këtë çështje një emigrante shqiptare në Greqi ka telefonuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke u shprehur se Tahiri ishte një ministër shembull dhe duhet të kthehet në postin që kishte.
“Unë kam një mendim. Do flas për Saimir Tahirin. Saimir Tahiri është një ministër shembull, që mori një guxim që u fut në Lazarat. Unë po flas nga Greqia dhe jam e mendimit që Saimir Tahiri të futet prap në punë atje ku ishte se e meriton. Edhe Edi Ramës i bëj thirrje”, tha ajo./abcnews.al