Qytetarja nga Elbasani-Ramës: O yll drite, ti je mbret për ne

schedule12:53 - 12 Prill, 2021

schedule 12:53 - 12 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij sot në Elbasan është ndalur edhe në qendrën e vaksinimit masiv në qendër të qytetit.

Kreu i qeverisë ka parë nga afër procesin e vaksinimit, ku marrin dozat e “Sinovac” të moshuarit.

Të moshuarit e pranishëm e kanë falënderuar kryeministrin, ndërsa nuk kanë munguar as lavdet për të.

“O yll drite. Ti je mbret për ne. Shyqyr që të takova,” i thotë një qytetare kreut të qeverisë. “Tu bëftë dita një mijë,” e uron kryeministrin një tjetër e moshuar. g.v/abcnews.al