Qytetarja i shpreh shqetësimin Ramës: Dy të infektuarit e sotëm janë njerëz publikë, burri zyrtar

schedule20:59 - 26 March, 2020

schedule20:59 - 26 March, 2020

Qytetarja nga Tropoja e alarmuar në telefon me Ramën: Dy të infektuarit e sotëm janë njerëz publikë, u kuruan  1 javë në spital

Dy të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Tropojës. Bëhet fjalë për një çift që janë nisur sot me ambulancë drejt Tiranës.

Ndërkohë, një  qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga kryeministri Rama, është shprehur e alarmuar për këtë rast.

Qytetarja i tha kryeministrit se se personat e infektuar janë burrë e grua, persona publikë, burri zyrtar dhe gruaja mësuese,  të cilët ajo i njihte personalisht. Sipas saj prej një jave çifti është kuruar në spitalin e Bajram Currit.

Biseda:

Kryeministri: Edi Rama jam, çkemi nga Tropoja, mbahet fort?

Qytetarja: Po Tropoja, po mbahet sa mundet, mirë kemi qenë deri me këtë rastin e sotëm

Kryeministri: Çfarë problemi ke se ke bërë një denoncim këtu?

Qytetarja: Unë për këtë rastin kam denoncuar

Kryeministri: Ma thuaj

Qytetarja: Ky rasti ka një javë, që shkon në spital, bën serume, del prej spitali. E kemi marrë vesh që ka qenë me temperaturë dhe dje më ka shqetësuar. Unë kam edhe burrin e sëmurë edhe vetë jam e sëmurë.

Kryeministri: Çfarë e ke ti këtë rastin?

Qytetarja: Rastin në fjalë, me thënë të drejtën i njohim të dy. U them shërim sa më të shpejtë o Zot se ne këtu në Bajram Currë një grusht jemi dhe njihemi. Ata janë njerëz bublik me thënë  të drejtën, burri punon zyrtar dhe e shoqja është mësuese. Janë njerëz shumë të mirë.

Kryeministri: Ata pse kanë nevojë që të denoncosh ti?

Qytetarja: Jo tani u bë publikë. Por unë e kam pasur që dje këtë problem dhe është zgjidhur.

Kryeministri: A po shyqyr se unë këto që kam përpara nuk e kisha me këtë dritën jeshile. Dakord shumë faleminderit.

/abcnews.al