Qytetari për Abcnews.al: Nuk martohem pa bërë 50 vjeç se nuk dua të grindem me gruan

schedule22:36 - 24 Qershor, 2022

schedule 22:36 - 24 Qershor, 2022

Pjesë e rubrikës “Box Pop” në Abcnews.al e gazetarit Ermal Vaka është bërë një qytetar, i cili ka shprehur një mendim ndryshe sa i përket martesës.

Qytetari ka thënë se ai do të martohet pas moshës 50-vjeçare, pasi nuk do të grindet me gruan. Sipas tij mosha ideale që një burrë të martohet është 50-vjeç dhe të marrë një grua nga mosha 25-35 vjeç.

Njeriu sa më i kulturuar është aq më pak fëmijë bën. Unë jam 45 vjeç dhe jam akoma beqar. Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën. Do martohem mbas moshës 50 vjeç siç bëjnë mbretëritë. Gruan do e doja 25-35 vjeçe, jo më shumë. Ndërsa mosha e duhur për tu bërë prind është 55 vjeç”, u shpreh qytetari.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!