Në një vëzhgim të zhvilluar këtë të djelë në rrugët e kryeqytetit, edhe pse kishte reshje të pakta shiu qytetarët thyejnë rregullat e karantinës. Mosha e tretë e cila është më e rrezikuar nga koronavirusi rezulton më e pabindur.
Lokalet restorantet dhe drejtuesit e automjeteve respektojne urdhrat, por njerëzit,ende nuk janë sensibilizuar sa duhet, madje edhe në ditë me shi kanë dalë nga shtëpit , për të bërë ecje në sheshin “Skenderbej”, pasi Kodrat e Liqenit janë mbyllur.
Ka edhe nga ata në rruget e kryeqytetit të cilët thjesht po bëjnë blerjet dhe i drejtohen shtëpisë.
Mosha e tretë e cila është më e rrezikuara, thyen rregullat me argumentin se nuk u rrihet në shtëpi./abcnews.al