“Qytetarët” shkruajnë historinë, Manchester City fiton për herë të 4-t radhazi titullin e Premier League

schedule18:56 - 19 Maj, 2024

schedule 18:56 - 19 Maj, 2024

Ishte mëse e pritshme. “Qytetarët” e Manchester City nuk kanë gabuar në javën e fundit të Premier League, duke mundur në shtëpinë e tyre, “Etihad Stadium”, “Çekanët” e West Ham, me rezultatin e thellë, 3 me 1, për të siguruar kështu titullin e 4-t radhazi, të Premier League e për rrjedhojë duke vendosur kështu një rekord të ri.

Një dopietë e “yllit” anglez Phil Foden dhe një gol i Rodri mjaftuan për t’i dhënë trofeun e tretë këtë sezon djemve të Pep Guardiola, pas fitimit të Superkupës së Evropës dhe trofeut të Botërorit të Klubeve, trofe i cili iu “rrëmbye’ sërish, “Topçinjve” të Arsenal, të cilët në krahun tjetër fituan, 2 me 1 ndaj “Bluve” të Everton, por fitorja nuk mjaftoi.

Në sfida të tjera, Liverpool mundi pastër skuadrën e Wolves, me rezultatin 2 me 0, “Djajtë” e Manchester United fituan po me rezultatin 0 me 2, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, Chelsea mposhti 2 me 1, “Qershitë” e Bournemouth, për të siguruar një vend në Kupat e Evropës, Tottenham fitoi 0 me 3, ndaj Sheffield United, ndërsa Aston Villa u mund me “manita”, nga Crystal Palace, ku padyshim protagonist i “Shqiponjave” ishte Mateta me 3 gola dhe 2 asistime.

Kështu, “Qytetarët” e mbyllën sezonin në kuotën e 91 pikëve, vetëm 1 më shumë se Arsenal i vendit të dytë dhe 9 më shumë se Liverpool i vendit të tretë. Katërshja e Champions League plotësohet nga Aston Villa, ndërsa në vendet 5 dhe 6, që sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League e Conference League ndodhen Tottenham e Chelsea. Ndërkaq, në Championship rikthehen sërish Luton Toën, Burnley e Sheffield United skuadra që u rikthyen këtë sezon në elitë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!