Qytetarët refuzojnë ashensorët për shkak të koronavirusit, nuk janë dezinfektuar

schedule17:06 - 16 Mars, 2020

schedule 17:06 - 16 Mars, 2020

Edhe pse po jetojmë pandeminë e koronavirusit pjesa më e madhe e blloqeve të pallateve në kryeqytet, nuk e kanë kryer dezinfektimin e oborreve, ku banorët dalin për tu ajrosur dhe as të ashensorëve.

Qytetarët thonë se frikë kanë, por nuk i shmangin dot pasi jetojnë në kate të larta dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

“I përdorim rregullisht ashensorët. Nuk e di nëse janë dezinfektuar, nuk i kemi parë fare”, shprehet një banorë.

Ndërkohë administratorët e pallateve të kontaktuar në telefon refuzuan të flisnin për kamerat dhe të jepnin arsyet e mos dezinfektimit. Disa qytetarë nga frika thonë se përdorin shkallët edhe pse me ngarkesa ushqimore në duar.

“E mira është ti shmangim ashensorët, përderisa nuk dezinfektohen”, thotë një qytetar.

Të paktë janë pallatet në kryeqytet, sipas banoreve që kanë kryer procesin e dezinfektimit.

“Nuk e përdor ashensorin edhe pse është dezinfektuar”, tha një tjetër qytetare.

Të tjerë thonë se e kryejnë në mënyrë individuale.

“Ashensorin e përdor dhe e dezinfektojmë vetë. Dalim vetëm për të bërë pazar”, u shpreh një banore.

Qytetarët për shkak të koronavirusit zbatojnë disatancën sociale, jo më shumë se një person në ashensor.

“Janë ndërgjegjësuar”, thekson një qytetare.

Shumë qytetarë kanë qëndruar brenda prej më shumë se 4 ditë, ata zbresin vetëm për të bërë pazaret.

Të tjerë  kanë zgjedhur ngrohjen në rrezet e diellit përmes ajrosjes në ballkone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!