Qytetarët protestojë kundër Orban

schedule12:44 - 15 Prill, 2018

schedule 12:44 - 15 Prill, 2018

Mijëra qytetarë protestuan në Hungari kundër fitores së zgjedhjeve parlamentare nga kryeministri Orban. Manifestuesit pretendojnë se zgjedhjet janë manipuluar.

Një manifestim i tillë nuk shikohej prej shumë vitesh, në Budapest të Hungarisë. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit kundër qeverisë të udhëhequr nga Viktor Orban, të rizgjedhur për një mandat të katërt javën e kaluar, duke kërkuar rinumërimin e votave dhe një sistem të ri zgjedhor. Në fakt, partia e tij Fidesz, pavarësisht se nuk kishte arritur shumicën e votave, fitoi bashkë me aleatët 134 vende në parlament nga gjithsej 199.

Demonstruesit kanë marshuar nga Opera deri në afërsi të Kuvendit duke brohoritur “Vik-tator” dhe “Fidesz i ndyrë!”. Orban, fushata e të cilit ishte përqendruar kundër emigrantëve, premtoi “ndryshime të rëndësishme” në qeverinë e tij të ardhshme, që mund të nxiste një ndryshim kushtetues kundër migracionit. Përveç dyshimit për mashtrim, në ditët e fundit kundërshtarët e qeverisë hungareze morën një paralajmërim të rëndë, kur një revistë javore afër Orbanit botoi një listë me rreth 200 emra, duke përfshirë bashkëpunëtorët e OJQ-ve, gazetarët, mësuesit, avokatët e të drejtave të njeriut – të etiketuar si “mercenarë të Soros”, manjatit hebre me origjinë hungareze, i cili konsiderohet kundërshtar nga Orban.

Sipas organizatorëve, rreth 100 mijë persona morën pjesë në demonstratën të quajtur “ne jemi shumica”. Në manifestim është intonuar edhe himni i Bashkimit Europian, duke riktheksuar mbështetjen e Hungarisë për Unioni, që kritikohet ashpër nga Orban./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!