Banorë të Porto Romanos dhe studentë të Kampusit Universitar “Aleksandër Moisiu”, i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës se Parë Durrës me një kërkesë padi ndaj bashkisë së qytetit.
Ata kërkojnë marrjen e masave në landfillin e Porto Romanos në drejtim të menaxhimit të mbetjeve dhe uljen e nivelit të ndotjes. Sipas banorëve dhe studentëve, pavarësisht se kanë kaluar 7 muaj nga shpallja e Emergjencës Mjedisore, në terren asgjë nuk ka ndryshuar.
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndotjes që shkakton. Landfilli nuk plotëson asnjë standard për përpunimin e mbetjeve, të cilat hidhen në terren./abcnews.al