Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në radhë për vaksinimin, specialistja e ISHP: Udhëzimet duhen marrë nga mjeku i familjes

schedule19:42 - 30 Mars, 2021

schedule 19:42 - 30 Mars, 2021

Me fillimin e atij që është quajtur vaksinimi masiv, grup-moshat që kanë radhën janë dyndur nëpër qendra vaksinimi, duke mos ditur se kur apo ku do ta marrin dozën e parë. Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Iria Preza specialiste e Institutit Shqiptar të Higjienës u shpreh se personi kyç në sistemin e ngritur është mjeku i familjes.

Sipas saj, është ai që e cakton ditën, datën, orën dhe vendin e vaksinimit. Po ashtu, specialistja e ISHP-së u bëri thirrje qytetarëve që janë mbi 70 vjeç që të paraqiten në fashën orare që u ka caktuar mjeku i familjes.

“Duhet të paraqiten në fashën orare të vendosur nga mjeku I familjes. Kur kontaktohen të kërkojnë një orar. Informacionin duhet ta kërkojnë nga mjeku i familjes.”

Sipas zonjës Preza, nëse të gjithë paraqiten atëherë kur u është caktuar data dhe ora, mund të eliminohet edhe pritja në radhë.

“Eliminohet pritja e gjatë, dhe futja pa radhë. Do u lutesha të ishin pak të duruar. Të presin kur të njoftohen. Kemi një sasi më të madhe. Ne duhet të respektojmë udhëzimet.”

Ndërsa, e pyetur se kur mund të krijohet një kategori e posaçme për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike apo kanceri, Preza tha që me ardhjen e sasive të vaksinave, ulet edhe grupmosha.

“Është menduar. Nga komiteti i ekspertëve të imunizimit, për të pasur një strastegji. Me ardhjen e sasisë së vaksinave, ulet grupmosha dhe futen kategoritë prioritare. Pë rmomentin po vaksinohen 70 plus, kur të vijnë vaksina të tjera do të ulet fasha.”

Po ashtu, specialistja e ISHP-së sqaroi se si në qendrat shëndetësore ashtu edhe në ato të përqendruarat ku po bëhen vaksinime, janë të pranishme kitet e emergjencës për çdo rast. Në vende vaksinimi si ai tek sheshi “Skënderbej”, është në dispozicion urgjenca kombëtare. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!