Qytetarët në protestë për Teatrin, Rama inspekton punimet në TOB

schedule17:17 - 18 Maj, 2020

schedule 17:17 - 18 Maj, 2020

Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit po zhvillohet protesta e paralajmëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së godinës një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Teatrin e Operas dhe të Baletit.

Shefi i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka parë nga afër fazën e punimeve.

Lexo edhe: Nis protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri shkruan se kanë kaluar plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune

Postimi i plotë:

Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit – ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio – m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës..