Qytetarët në Beograd mbulojnë muralin e Mlladiçit me zemër

schedule13:41 - 8 Maj, 2023

schedule 13:41 - 8 Maj, 2023

Një zemër e madhe e kuqe u vizatua në muralin e të dënuarit për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç, në rrugën Njegosheva në Beograd, paraditen e së hënës.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, qytetarët tentuan ta heqin muralin me furça çeliku, por aksioni përfundoi duke vizatuar një zemër që e mbulon fytyrën e Mlladiçit.

Në mesin e qytetarëve raportohet të ketë qenë edhe deputeti i partisë serbe “Zajedno”, Gjorgje Miketiç.

Muralin kushtuar ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë ndërkombëtare, e pikturuan autorë të panjohur në korrik të vitit 2021, në fasadën e një ndërtese banimi në qendër të Beogradit.

Kjo ndodhi një muaj pasi gjykata në Hagë e konfirmoi dënimin e Mlladiçit me burgim të përjetshëm. Deri më tani, qytetarët kanë hedhur disa herë ngjyrë mbi të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!