Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë serioze. Problematike është situata edhe në spitalet Covid, ku javët e fundit numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor është shtuar.
Me dhjetëra qytetarë janë filmuar sot para spitalit Infektiv, pasi kërkojnë informacion për gjendjen e të afërmve të tyre.
LSA ka realizuar disa foto të momenteve ku epidemiologu i njohur, Pëllumb Pipero me listën e pacientëve në dorë ka informuar familjarët për gjendjen shëndetësore.