“Qytetarët” hapin “thasët”, Leipzig pranon 90 milionë euro për Gvardiol

schedule15:16 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:16 - 2 Gusht, 2023

Aludimet ishin të shumta se akordi nuk ishte arritur dhe tanimë gjithçka po fillon të konkretizohet. Qendërmbrojtësi kroat i “demave” të RB Leipzig, Josko Gvardiol është shumë pranë kalimit te “qytetarët” e Manchester City për shifrën rekord të 90 milionë eurove, shifër që do e bënte kroatin në mënyrë të menjëhershme, mbrojtësin më shtrenjtë në histori.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, klubet kanë rënë dakord për shumën e transferimit e sa i përket kontratës personale gjithçka është bërë gati një muaj më parë dhe pritet që ekzaminimet mjekësore, si dhe firmosja e kontratës së re të bëhet ditën e premte.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Gvardiol ishte padyshim protagonisti kryesor në prapavijën e Leipzig, në plot 41 përballje të zhvilluara për “demat” në të gjitha kompeticionet, ku arriti gjithashtu të shënojë dhe 3 gola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!