Qytetarët e Ukrainës i bëjnë thirrje NATO-s të mbyllë hapësirën ajrore të vendit

schedule10:59 - 2 Mars, 2022

schedule 10:59 - 2 Mars, 2022

Për qytetarët që jetojnë në qytetin verilindor Kharkiv, jeta është bërë edhe më e vështirë. Disa qytetarë kanë folur për BBC-në, duke treguar si është të jetosh nën bombardimet ajrore ruse.

Glib Mazepas, i cili jeton në qendër të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, thotë se ka pasur bombardime të shumta, madje rreth 1 km larg nga shtëpia e tij. Ai përshkroi gjithashtu momentin kur dëgjoi sulmin me raketa në Sheshin e Lirisë në Kharkiv.

“Ishte si një fishkëllimë, më pas u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Ai tha se çdo zhurmë që dëgjon tani beson se mund të jetë një sulm rus.

Dje gruaja ime po ngrohte diçka me mikrovalë. Dhe unë u tremba sepse mendova se po ndodhte një tjetër sulm.” “Nuk e mendova se do të mësoheshim kaq shpejt me luftën.  Është çështje një ose dy ditësh. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte kështu.

Mazepas tha se është mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare, por dëshiron që NATO të ndalojë fluturimet mbi Ukrainë.

“Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për avionët rusë. Sepse ata do të bombardojnë të gjithë qytetin deri sa ta shkatërrojnë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!