Qytetarët dënojnë aktet e dhunës, kërkojnë rikthimin e policisë në stadiume  

schedule16:16 - 4 Mars, 2019

schedule 16:16 - 4 Mars, 2019

Qytetarët dhe tifozët dënojnë dhunën ne sport dhe kërkojnë rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume. U desh goditja e gjyqtarit të ndeshjes Kamza-Laçi, për të ngritur zërin se duhet të kthehet sërish Policia e Shtetit në shkallët e stadiumeve.

Lidhur me incidentin e dhunës në stadiumin e Kamzës, qytetarët dhe tifozët e Kamzës shprehen se Policia e Shtetit duhet të jetë e pranishme në çdo ndeshje për të siguruar rendin dhe sigurinë

Qytetarët shprehen gjithashtu se edhe vetë tifozët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm në mënyrë që mos të kalojnë në akte dhune nëpër stadium./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!