Të premten, kryebashkiaku i zonës tha se trupat ruse së shpejti mund të rrethojnë qytetin-port të Ukrainës jugore në tre fronte.
Odesa, qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, është i rëndësishëm për Putinin pasi nëse ai arrit ta vërë nën kontroll, atëherë mund ta izolojë Ukrainën nga deti.
Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov deklaroi sot se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse.
Nëse ky skenar realizohet, atëherë Odesa mund të shkëputet nga pjesa tjetër e Ukrainës.
“Po ashtu ndërkohë, ne besojmë se anijet ruse mund të na rrethojnë nga deti”, shtoi ai. /abcnews.al/


