“Qysh thuhet bukur në shqip”, Beatrix Ramosaj rikthen gafën që u bë virale

schedule13:08 - 29 Mars, 2022

schedule 13:08 - 29 Mars, 2022

Beatrix Ramosaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në “Big Brother VIP”. Këngëtarja vazhdon akoma të përflitet për shkak se i dha fund lidhjes me Donaldin, të cilët u lidhën bashkë brenda shtëpisë së famshme. Por krahas kësaj, Trixa bëri bujë me gafën “Si i thonë bukur shqip”, ndërsa shpërthyen memet.

Këngëtarja ka treguar se i ka marrë të gjitha me sportivitet e madje edhe i ka risjellë disa prej tyre. Ajo ka realizuar një video në TikTok duke përdorur një ‘sound’ nga momenti kur ndodhet në dhomën e rrëfimit ndërsa thotë: “Gjithmonë e bëjmë pemën bashkë. Është…Nuk më vijnë llafet. Qysh thuhet bukur në shqip?”

@therealbeatrixramosaj Qysh thuhet bukur n’shqip? 😂 LMFAO #bbvipal #qyshthuhetbukurshqip #fyp ♬ original sound – serene

Nga videoja, këngëtarja shihet teksa ndihet e turpëruar duke vendosur dorën te goja. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që reagon ndaj kësaj situate. Dhe më parë, ajo ndau një pankartë “Si i thuhet shqip ul taksat”, e cila u përdor gjatë protestave për rritjen e çmimit të naftës. /abcnews.al