Një familje ka rëndë në prangat e policisë në Gramsh, pasi janë kapur duke prodhuar dhe përgatitur për shitje lëndë narkotike, kanabis sativa.
Të arrestuarit janë Ilir Çoniku., 46 vjeç, Marjana Çoniku., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe Dejvi Çoniku, 23 vjeç (djali i tyre).
Nga pamjet e siguruara nga policia duket se familja nga Gramshi kishte fshehur kanabisin edhe në tualetin e shtëpisë.
Njoftimi i policisë
Sekuestrohen 5 kg kanabis dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Relatives”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak.

