“Qullaci i hekurt” është premiera e sezonit të ri artistik në Teatrin e Kukullave këtë fundjavë. Një vepër e cila përcjell mesazh sensibilizues për të gjithë ne siç është fenomeni i bulizmit. Shfaqja vjen me regji dhe skenar të Ledian Gjeçit.
Ledian Gjeci me shfaqjen “Qullaci i hekurt” sjell në skenë në mënyrë mjaft të prekshme temën delikate kundër fenomenit të bullizmit.
Me zgjuarsi, ai e ka kthyer kuzhinierin qullac në personazhin më të dashur për femijët edhe se princi dhe princesha.Thuajse të gjithë vogëlushët që ishin të pranishëm në premierë preferuan qullacin.
Në këtë shfaqje regjisori kishte ndërthurur lojen e personazheve si princi, princesha, kapiteni dhe shtriga në formë dialogu me kukullat fort të dashura për fëmijet.
Çifti mbretëror rrezikon fronin dhe jeten nga shtriga , por qullaci e mundi të keqen. Shfaqja do të jetë këtë fundjavë dhe në vijim në teatrin kombetar të kukullave. /abcnews.al