Juventusi ka triumfuar me rezultatin 2-1 kundër Parmës dhe të dy golat, janë shënuar nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo. 34 vjeçari shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 43-të, duke shtangur miqtë. Pasi driblon dy futbollistë, Ronaldo gjuan fort me të djathtën dhe topi shkon në rrjetë, pas një devijimi nga Darmian.
Në pjesën e dytë, Cornelius arriti të barazojë për Parmën, me një goditje shumë të bukur me kokë (53′). Megjithatë, Cristiano Ronaldo theu sërish mbrojtjen mike dy minuta më vonë, për të rikthyer Juventusin në avantazh.
Pasi merr një pasim nga Dybala brenda zonës, ylli portugez gjuan fort me të djathtën, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Juventusi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 51 pikëve në vend të parë, tashmë plot 4 pikë më shumë se Interi ndjekës./abcnews.al
Serie A, java 20
Juventus – Parma 2-1
Ronaldo 43′ 55′ / Cornelius 53′